Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në përurimin e dy godinave të reja në Qytetin Studenti, që do shërbejnë si konvikte. Rama kujtoi në fjalën e tij protestat e studentëve 5 vite më parë, të cilat kthyen vëmendjen e qeverisë ndaj investimeve në arsim dhe infrastrukturës për studentët.
Ai shton se qeveria po mban premtimet që ndërmori atëherë dhe po vijon po me ato projekte.
'Falenderime për të gjitha ata që punuan dhe kanë realizuar këto zhvillime të reja domethënëse në Qytetin Studenti. Dua të kthej kokën tuaj prapa dhe t’ju kujtoj se edhe pse protesta e studentëve e disa viteve më parë, ka mbaruar me kohë dhe mbase për shumë është harruar ne vazhdojmë të punojmë duke i qëndruar besnik angazhimeve të marra dhe të bëjmë pikë për pikë çdo gjë që e kemi premtuar. Natyrisht, gjërat për të gjithë ata që e dinë, gjërat nuk arrijnë sa hap e mbyll sytë. Punët nuk arrihen si muhabetet në televizor apo komentet në facebook. Shpesh nuk reflektojnë asnjë mendim të thelluar. Kërkojnë kohë dhe mundësi.'
Lajmi kryesor:
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Nuk imagjinohej më parë të vinin studentë të huaj
G.K/ReportTv.al