Është përuruar në një ceremoni nderimi në sheshin qendror të Lezhës “Papa Gjon Pali II', busti i klerikut, atdhetarit dhe intelektualit shqiptar monsinjor Zef Oroshit, themeluesi i bashkësisë së parë katolike në SHBA.
Vepra simbolike u realizua nga skulptori Sadik Spahia, ndërsa në ceremoninë e nderimit morën pjesë përfaqësues të klerit katolik, pushtetit vendor dhe qytetarë të shumtë.
Studiesi Dom Nik Ukgjini shprehet se Lezha ka një simbol talent.
"Lezha ka një simbol talent, Zef Oroshin i cili ka qenë përbashkues i të gjithëve kudo që ka shkuar." - shprehet ai.
Përfaqësuesi i Dioqezës, Dom Angjelin Krygja thotë se ai ishte veprimtar, klerik dhe intelektual.
"Klerik, intelektual dhe veprimtar i shquar na sjell në vëmendje se sa e rëndësishme është të mos harrohen ata që kanë dhënë shembullin se si mund të jetohet dhe realizohet një program i bukur jetësor."-shprehet Krygja.
Për Kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, figura e klerikut meriton të vlerësohet maksimalisht për kontributin intelektal dhe veprimtarinë e shquar si atdhetar.
"Ka vlera të jashtëzakonshme si intelektual e veprimtar e patriotike për të gjithë trevat dhe jo vetëm për Lezhën"-tha Ndreu.
Monsinjor Zef Oroshi është themelues i kishës së parë shqiptare "Zoja e Shkodrës" në New York. Ai u lind me 23 nëntor të vitit 1912 në Mirditë dhe ndërroi jetë në Neë York në vitin 1968.
Edhe pse jam laik ,po më vjen mirë që vlerësohen persona që kanë bërë për atdheun , e janë përkushtuar.p.s. është koincidencë se e kanë vendosur para shtëpisë time.
Përgjigju