Busti i Gjergj Kastrotit në Gjakovë

Përurohet në Gjakovë shtatorja e Skënderbeut! Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë ‘roje’ Gjakovës heroike

4 Maj, 15:53| Përditesimi: 4 Maj, 16:10

  • Share

Ditën e sotme në qytetin e Gjakovës është përuruar shtatorja heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike” shkruan Haradinaj.

Ndërsa më tej, ai ka falenderuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj për veprën patriotike, të cilën e quajti të domosdoshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?