Pikë kalimi kufitar 'Hani i Elezit - Bllacë'

Kosova & Rajoni

Përurohet pika e kalimit të përbashkët kufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut

12 Prill, 10:58| Përditesimi: 12 Prill, 11:09

  • Share

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përurojnë pikë kalimin e përbashkët kufitar "Hani i Elezit - Bllacë".

Sipas njoftimit, ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Në ceremoninë e përurimit të këtij pikëkalimi do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe homologu Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri i parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?