Kronikë

Përurohet sheshi ‘Sono persone 8.8.91’ në Bari, në përkujtim të 30-vjetorit të eksodit, Veliaj: Dy popuj me fatet e lidhura bashkë

9 Gusht 2021, 13:18| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 14:11

  • Share

Mikpritja dhe solidariteti i popullit të Barit, me rastin e zbarkimit të anijes “Vlora” më 8 gusht 1991, me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, u përkujtua me aktivitete të shumta në vendin fqinj. 

Për të shënjuar këtë moment, përmes një ceremonie ku morën pjesë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ajo e Durrësit Emiriana Sako, kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Buçi, u përurua sheshi “Sono persone 8.8.91”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi mikpritjen e popullit italian, që na u gjend pranë në ato ditë të vështira.

“Nuk besoj se ka shqiptarë që ta ketë harruar atë fotografi dhe mikpritjen e popullit të Barit. Ata ishin në plazh, vazhdonin jetën e tyre normale, kur pane një mal me njerëz, per te cilet Italia ishte Universi, hapja ndaj botës. Më kujtohet shprehja e Guiseppe Verdit që thoshte: “Unë po të kem Italinë, zëre se kam Universin”. Për shumë shqiptarë, që Italinë e shikonin me antenat e sajuara, ajo ishte vertet Universi i tyre”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se 30 vjet me vone, janë 20 mijë italianë, që kanë zgjedhur të punojnë dhe jetojnë në Tiranë.

“Sot gjërat kanë ndryshuar. Tirana vitin tjetër do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” dhe ky është ndoshta momenti që të bëjmë rrugën e kthimit. Pra, të kemi të rinj nga Italia që eksplorojnë Shqipërinë. Si për ironi të historisë, dikur 20’000 shqiptarë erdhen ne Itali me anijen e “Vlorës”, kurse sot kemi 20’000 italianë që jetojnë në Shqipëri dhe në Tiranë. Ndaj dhe fatet i kemi të lidhura bashkë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se ky përvjetor është edhe një moment reflektimi për të çuar më tej marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.

“Mezi pres që në këtë 30 vjetor, të kemi mundësi të reflektojmë për të ecur përpara. Unë besoj se ardhja e kesaj anijeje, ishte edhe rrezik per jetet e njerëzve, por edhe mundësi. Mundësi për të krijuar marrëdhënie, mundësi që ata njerëz të integrohen. Shumë prej tyre të kthehen dhe të rikthehen dhe të shërbejnë si një urë njerëzore midis dy njerëzve”, u shpreh Veliaj.

Teksa vlerësoi transformimin e Tiranës, Kryetari i Bashkisë së Barit, Antonio Decaro u shpreh se tashmë dy vendet shohin bashkërisht përpara.

“Tirana është një qytet mjaft i bukur. Askush nuk do e kishte vënë re dallimin mes dy kryetarëve të bashkive, mund të ishim fare mirë dy kryetarë bashkish italianë ose dy kryetarë bashkish shqiptarë, nuk do e kuptonte askush përveç faktit që kryetari i bashkisë së Barit nuk flet edhe aq mirë gjuhën shqipe. Por, ne kemi folur për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, për urat. Ai më solli eksperiencën e pallateve plot ngjyra të Tiranës, që i kanë dhënë edhe një hov të ri atij qyteti, kur Edi Rama ishte kryetar bashkie, dhe nga pikëpamja simbolike, një operacion që po kërkojmë ta realizojmë me artistë ndërkombëtarë e vendas”, theksoi Decaro.

Gjatë vizitës në Itali Kryetari i Bashkisë mori pjesë në një sërë aktivitetesh për të përkujtuar eksodin e madh që hodhi dhe bazat e një ure miqësie mes dy popujve.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/08/2021 23:31

    C'eshte ky emer qesharak?!I falenderoj barezet,por e imagjinoni te therrisni cab qe t'ju vije ne kete adrese,ose shpjegimin e stergjate qe u duhet t'ju japesh turisteve qe mund te behen kurioze? Duhet te kishin gjetur nje emer tjeter,me te shkurter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?