Kronikë

Përurohet shkolla 9-vjeçare 'Feti Fanaj' në Petrelë, Veliaj: Për 2 javë hapen 10 të tjera! Kushi: Fëmijët larg kryeqytetit meritojnë standarde moderne

15 Shtator 2021, 12:26| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 15:34

  • Share

PETRELË – Ditën e sotme është përuruar shkolla 9-vjeçare ‘Feti Fanaj’ në Mangull të Petrelës. Kjo shkollë mban emrin e ish-Drejtorit i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, i cili ndërroi jetë një vit më parë nga COVID-19.

Të pranishëm në përurimin ishin ministrja e Arsmit Evis Kushi, kryebashkikau Erion Veliaj, deputeti i zonës Xhemal Qefalia, mësues e nxënës. Kjo shkollë është rindërtuar nga e para, pas tërmetit tragjik të 2019. Në fjalën e tij Erion Veliaj tha se në dy javët e ardhshme do hapen 10 shkolla të tjera dhe 2 kopshte. Veliaj theksoi se të gjithë fëmijët duhet të kenë mundësi të barabarta pavarësisht kushteve ekonomike të familjes.

“Start-in duhet ta kenë të gjithë njësoj. Nëse je me ndihmë ekonomike ose nëse je milioner, librat duhet t’i kenë të gjithë njësoj. Mundësinë për të pasur libra të njëjtë dhe start-in e barabartë duhet ta kenë të gjithë njësoj dhe pastaj kush vrapon më shpejt, bravo i qoftë. Historitë e kaluara kur dikush nuk kishte mundësi financiare e fillonte me libra të fotokopjuara, është një histori e kaluar. Në dy javët e ardhshme në Tiranë do hapim 10 shkolla dhe dy kopshte të rinj. Në 101 vjet krye nuk kemi pasur një vit ku të jenë hapur më shumë shkolla dhe kopshte se në vitin 2021”, tha Veliaj.

Të njëjtën çështje theksoi edhe Kushi, e cila u shpreh se edhe fëmijët që jetojnë larg zonës së kryeqytetit meritojnë shkollë me kushte moderne.

“Jo vetëm shkollë e re, por shkollë më e madhe më e bukur, më e fortë e më e sigurt, me laboratore dhe terrene sportive. Me të gjitha komoditetet, një investim i qeverisë shqiptare ashtu siç e meritojnë nxënësit e mrekullueshëm të kësaj zone”, tha Kushi.

Ministrja falënderoi të gjithë mësuesit e kësaj shkolle, që gjatë vitit të kaluar shkollor kanë punuar me përkushtim përgjatë pandemisë, dhe po me kaq vullnet kanë nisur edhe mësimin plotësues, për t’i paraprirë një viti të mbarë shkollor 2021-2022, teksa u ndal edhe tek risitë e tij.

“Ky vit i ri shkollor do të ketë shumë risi: duke filluar që nga gjuha angleze që në klasën e parë për t’i përgatitur nxënësit që tani që kur të rriten t’i përballin të gjitha sfidat, dinamikat e tregut të punës dhe globalizimit. Po kështu tekstet falas, ku këtë vit do të përfitojnë edhe klasat e 8 dhe 9, duke plotësuar ciklin e arsimit bazë me tekste shkollore falas.  Ndërkohë, ne po hartojmë dhe do ta zbatojmë menjëherë mbasi të fillojë viti i ri shkollor, një plan të ri për përfshirjen e artit dhe zejeve dhe më shumë klasave e aktiviteteve sportive në kurrikulat tona. Jam e sigurt që mësuesit që po trajnohen për këto programe, do t’i zbatojnë ato me përpikëri, për t’i ardhur në ndihmë nxënësve, për t’i bërë ata sa më të aftë, që nesër të jenë qytetarë të denjë të shoqërisë tonë.  Pra, nesër, të jenë jo vetëm të aftë profesionalisht, por të jenë në radhë të parë qytetarë të denjë. Prandaj, unë ju falënderoj shumë që i edukoni fëmijët tanë me normat më të mira të demokracisë”, u shpreh Kushi.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/09/2021 22:23

    /POPULLI/, arsimi evolon.Ne kohen e gjyshes time ka qene me 5-klase(ose 5-vjecare),pastaj u be 7-vjecare,pastaj 8-vjecare,tani 9-vjecar.Nuk ka dhe aq rendesi numri,sa cilesia.Femijet e sotem,dine shume me teper se sa ne.Ate qe ne e studionim ne klase te 5-te ne matematike,kur fillova UT,nxenesit filluan t'a studionin ne klasen e pare.Tani anglishten qe e fillonim ne klasen e 5-te,do te fillojne t'a studiojne paralelisht me abetaren e shqipes,qe ne klase te pare.Te tjera ndryshime modernizuese kane per te ardhur ne vitet ne vazhdim.

    Përgjigju
  • populli: 15/09/2021 13:31

    Po pse e keni kthyer sistemin arsimor tetevjeçar me ate nentevjeçar?!!.... Sistemi tetevjeçar dhe kater vjeçar gjimnaz, ka qene shume i mire dhe patjeter me llogjik dhe i pershtateshem. DUHET qe te gjitha stafet pedagogjike dhe arsimtaret e shkollave, sidomos ato te ciklit te ulet dhe tetevjeçar, te ngrihen ne protesta mbare popullore e ne te gjithe vendin, per ta detyruar qeverine dhe Ministrine e Arsimit, qe ta ktheje sistemin arsimor tetevjeçar ashtu siç ka qene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?