Përurohet statuja e “Mbretëreshës Geraldinë” te Bulevardi “Zogu I”, Veliaj: Raporti mes Shqipërisë dhe Hungarisë, special! Princ Leka: U përmbush një amanet që vjen nga historia

1 Shkurt 2022, 14:06| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 14:40

  • Share

Është vendosur sot në Bulevardin Zogu i I shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores ishte edhe Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vuri theksin te marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Hungarisë. Sipas Veliajt, raporti që kanë zhvilluar njerëzit, duke filluar nga Janosh Huniadi me Skënderbeun, dhe i Mbretit tonë Zog me mbretëreshën Geraldinë, tregon se urat që lidhen mes njerëzve janë të pathyeshme

“Kemi pasur një vit shumë intensive: Fillimisht vendosëm statujën e Skënderbeut në sheshin dhe parkun kryesor të Budapestit, kurse sot përurojmë statujën e Nënës Mbretëreshë në Bulevardin kryesor të Tiranës. Nuk ka mënyrë më të mirë për të shprehur këtë lidhje midis dy shteteve. Midis Shqipërisë dhe Hungarisë ekziston një raport i veçantë. Edhe bashkitë respektive bëjnë punën e tyre: kemi një raport të shkëlqyer me bashkinë e Budapestit, por raporti mes njerëzve është më i miri. Raporti që kanë zhvilluar njerëzit, duke filluar nga Janosh Huniadi me Skënderbeun, dhe i Mbretit tonë Zog me mbretëreshën Geraldinë, tregon se urat që lidhen mes njerëzve janë të pathyeshme”, pohoi Veliaj. 

Zëvendës-ministri i Hungarisë për Punët e Jashtme dhe Tregtisë, për Politikat e Sigurisë, Péter Sztáray, i cili mbërriti në Tiranë posaçërisht për këtë përurim, tha se hungarezët e çmojnë miqësinë me shqiptarët.

“Ne jemi shumë të nderuar dhe shumë të lumtur që jemi këtu sot. Ne hungarezët e çmojmë shumë këtë miqësi që ekziston prej një kohe të gjatë me popullin shqiptar. Historia jonë, përmes shekujsh, ka treguar që jemi së bashku dhe gjithmonë kemi pasur një frymë të mirë bashkëpunimi që prej Skënderbeut dhe Janosh Huniadit e deri më sot”, nënvizoi zëvendës-ministri hungarez, Peter Sztáray.

Princi Leka Zogu tha se kjo vepër arti do të stolisë një nga arteriet qendrore të kryeqytetit.

“Zoti ambasador dhe zoti kryetar i bashkisë, falë punës dhe këmbënguljes suaj historia do t’ju mbajë mend si artizanë të vërtetë të paqes dhe të vëllazërisë mes kombeve tona. Falenderoj në mënyrë të posaçme anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kanë përzgjedhur këtë shesh në mes të Bulevardit “Zogu I”, si vendin e ngritjes së shtatores së Mbretëreshës Geraldinë, ata kanë përmbushur një amanet që vjen nga historia dhe kanë drejtuar gishtin nga aspirata e popullit shqiptar për pajtim kombëtar”, tha Princ Leka. 

Ceremonia e përurimit të statujës së Mbretëreshës Geraldinë është një bashkëpunim i Bashkisë Tiranë me Ambasadën Hungareze. Statuja është realizuar nga skulptori Sandor Kligl dhe është një donacion i Ambasadës Hungareze për qytetin e Tiranës.

Ora 14:16
Vendoset shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë në Bulevardin Zogu i I, Meta: Do kërkoj krijimin e dekoratës 'Mbretëresha Geraldinë'

Presidenti Ilir Meta bëri me dije sot se ka vendosur t'i kërkojë bashkëpunimin Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.

Në Facebook, Meta shkruan se kjo dekoratë do të jetë në vlerësim dhe nderim të përkushtimit të Mbretëreshës Geraldinë për Shqipërinë dhe se do t'u jepet grave që promovojnë vendin tonë.

"Kjo dekoratë, në vlerësim, në respekt dhe në nderim të përkushtimit, angazhimit dhe dashurisë së Mbretëreshës Geraldinë për Shqipërinë, vendin që ajo nuk e harroi kurrë, do t’u jepet grave dhe vajzave të cilat jo vetëm e duan Atdheun me mendje e me zemër, por e shpalosin këtë dashuri në promovimin e Shqipërisë dhe vlerat tona historike, kulturore, përkatësinë e fortë europiane dhe trashëgiminë tonë të çmuar. Kjo dekoratë e lartë do të vlerësojë njëkohësisht, për merita të jashtëzakonshme, për shërbime të shquara dhe sakrifica të mëdha, për përkushtim, angazhim dhe kontribute të vyera në ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi rolin e pazëvendësueshëm të gruas në familje e në shoqëri e institucione dhe fuqizimin e kontributit të saj thelbësor në procesin e europianizimit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian", shkruan Meta.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mreti: 03/02/2022 19:59

    Ky eshte mesazhi me i mire per salen, meten, nanon e te gjith te tjeret qe jane te korruptuar, hajduta dhe vrases. Vazhdoni vidhni e vrisni se jo burg qe nuk beni po mbas ca vitesh do keni edhe shtatore apo buste. Se e meritoni, keni vrare e vjedur sa keni dash, Gjykates e prokurore te plepave i keni vegla. E kush mund ti denoj keta???? zogu vodhi e vrau sa deshi, shiti pjese te Shqiperise tani ka shtatoren ne zemer te Tiranes. Bravo erjon velia qe shkon ne inaugurim kjo tregon sa te ngaterruara jane perfitimet ekonomike.

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 02/02/2022 10:24

    A do ta pranonte nipi i " Mbretereshes " tek varri i gjyshes nje fotografi tjeter ? E njejt esht edhe me skulpturen ne nder te saj,qe ska lidhje me ngjasmerin e mbretereshes.Me kujtohet nje Piktur me portretin e Ramiz Alis tek komiteti Ekzekutiv Rreshen,ku piktori kishte kopjuar nje Piktur te Enver Hoxhes (te realizuar nga Zef Shoshi ne mos gabohem) dhe i kishte ven koken e Ramizit ! Shtatorja te duket sikur esht kopjuar nga ikonat e Shen Meris,kurse portreti te duket sikur ka dalur nga shkolla e realizmit socialist,me nofullat e gjera dhe tipare burrerore,identik me monumemtin e Marte e Prena Tarazhit apo te heroinave te tjera,sa qe po ti shikosh megjithse jan realizuar nga artist te ndryshem te gjitha te duken per nga fizionomia e portretit si motra apo vellezer Siamez !

    Përgjigju
  • Emigrati: 01/02/2022 19:31

    Po qe te ngrihet busti enverit Me nje kusht qe te behet referendum kujt ti takoj te qendroj kush nuk fiton referendumin busti ti hidhet ne lane

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 01/02/2022 16:17

    Te kerkohet referendum popullor per bustin e Enver Hoxhes.Gur prove per tu distancuar nga nazifashistet ne fuqi,me Edi Ramen ne krye.

    Përgjigju
  • Unfairly: 01/02/2022 15:31

    Po busti i Enver Hoxha's?!

    Përgjigju
    • Sokaku: 01/02/2022 16:42

      Ne kosh te plehrave

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?