Foto ilustruese

Kronikë

Përvetësoi një kontenier në përdorim të Policisë, nis hetimi për biznesmenin nga Puka

29 Prill, 11:53| Përditesimi: 29 Prill, 11:59

  • Share

Një ngjarje e paprecendent është regjistruar në Pukë, ku mësohet se një biznesmen ka përvetësuar në mënyrë padrejtë kontejnerin në pronësi të Komisariatit.

Në njoftim zyrtar policia thotë se ka nisur hetimi për 60-vjecarin i cili përvetësoi një kontinjer që shërbente si postë policie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar një kontenier në përdorim nga Komisariati i Policisë Pukë”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?