Përvetësoi rreth 2 mln euro përmes mashtrimit, Apeli dënon me 12 vite burg noteren Rezarta Koçi

9 Prill, 19:34| Përditesimi: 10 Prill, 00:15

  • Share

Noterja Rezarta Koçi e arrestuar më 4 shkurt 2022 për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit. Nga ulja e dënimit përfundimisht do të kryejë tetë vite burg.

Pre e mashtrimeve të noteres 40-vjeçare ishin pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, ndërsa përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 mln euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.

"Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit Nr.313 datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin si vijon:  - Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal pas bashkimit të dënimeve, e pandehura R. K dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim. - Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale pas uljes së dënimit me 1/3, e pandehura R. K  dënohet përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim", thuhet në vendim

Vetëm gjatë vitit 2021 mendohet se noterja ka mashtruar 15 qytetarë, ku Report Tv zbardhi 4 raste kallëzimesh ndaj noteres, nga persona që e akuzojnë se i ka mashtruar.

Në korrik të vitit 2019, Rezarta Koçi është kallëzuar penalisht nga një person me inicialet I. Ç., për shpërdorim detyre dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, në lidhje me një pasuri të llojit hotel.

Në maj të vitit 2021, ajo është kallëzuar nga personi me inicialet E. N për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, duke pretenduar se i ka përvetësuar një shumë parash, për një kontratë për shitje të një pasurie të paluajtshme.

Në qershor të 2021, një tjetër person me inicialet E. Q., ka kallëzuar penalisht Rezarta Koçin për fshehje të ardhurash, mashtrim dhe mospagim taksash, duke pretenduar gjithashtu se i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash. Në 9 korrik të 2021, për Rezarta Koçin u depozitua në prokurori një tjetër kallëzim penal, sërish për mashtrim dhe përvetësim parash.

Kujtojmë se më 5 nëntor të 2021, noteres iu vu tritol në makinë, në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit "Komuna e Parisit" dhe u konsiderua paralajmërim për gjyqtaren, e cila kishte konflikte për çështje parash me disa persona. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron Hima: 10/04/2024 17:23

    Kjo Notere e mashtroj kunatin tim bashk me Personin qe gjoja do i blinte shtepin dhe sot ai akoma nuk ka mar jo leket por dhe shtepin ja kan kthyer ne emer Te Personit gjoja pretendon se esht e vetja shtepija,Duke mos patur Asnje deshmi qe ja ka derguar leket Noteres mbi 5 Her kan dal ne gjygj ajo ka milionat akoma Kurse njerzit i kan Problemet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?