Aleksandër Meksi, ish-kryeministër

Politikë
Top 24

Përvjetori i 28-të i PD-së/ Aleksandër Meksi: Themelimi më datë 12 dhe jo 11 dhjetor

12 Dhjetor 2018, 12:12| Përditesimi: 12 Dhjetor 2018, 12:19

  • Share

Mbrëmë më 11 dhjetor, Partia Demokatike festoi përvjetorin e themelimit si e para parti opozitare pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Prej disa vitesh PD e feston ditëne  themelimit më datë 11 dhjetor. Por ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka një ditë tjetër themelimi, datën 12 dhjtor. Ish-kryeministri i parë demokrat, Aleksandër Meksi i uroi sot demokratët për ditën e themelimit përmes një mesazhi në Facebook.

Si sot 28 vite më parë më 12 dhjetor 1990, e mërkurë dhe ajo, një grup studentësh, pedagogë dhe intelektualë në vijim të protestave studentore që filluan më 8 dhjetor e që vazhduan për 4 ditë e të mbështetura dhe nga dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës e të tjerë, themeluan Partinë Demokratike. Një Parti e të gjithëve, studentë, intelektualë e punonjës, e atyre që aspironin një Shqipëri të çliruar nga diktatura komuniste, një shtet të së drejtës e me Liri ekonomike, nje SHQIPËRI SI GJITHË EVROPA.

Nuk besoj se kujtimet e atyre ditëve shlyhen nga kujtesa e pjesëmarësve në protesta e mitingje. Unë jam i bindur se një ditë ëndërrat dhe shpresat e tyre do të realizohen. I Uroj gjithë miqve e dashamirëve e veçanërisht studentëve të djeshëm e të tanishëm Gëzuar 12 DHJETORIN e PD. 

Aleksandër Meksi, ish-kryeministër

Postimi i Meksit në Facebook 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?