Për përvjetorin e Forcave të Armatosura Shqiptare ka reaguar dhe amabasadorja Yuri Kim.
Përmes një postimi në Tëitter, ajo shkruan se SHBA është krenare që stërviten dhe luftojnë së bashku krah forcave shqiptare. Ajo shpreh dëshirën për të forcuar më tej dhe gatishmërinë e përbashkët si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
"Gëzuar 108 vjetorin e Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne jemi krenarë që forcat amerikane dhe ato shqiptare stërviten dhe luftojmë së bashku krah për krah . Ne shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin dhe punën në ekip. Urime" - shkruan Kim.
Happy 108th Birthday to the Albanian Armed Forces. We are proud to train & fight together - US and Albanian forces #KrahPerKrah. We look forward to further strengthening our joint readiness, cooperation & teamwork. Congratulations! pic.twitter.com/snn23QpG7z
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 4, 2020
Lajmi kryesor:
108 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura/ Xhaçka: Sot janë një forcë moderne! Kim: Krenarë që forcat shqiptare luftojnë krah për krah me SHBA (VIDEO)
E.M./ReportTv.al