Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, Meta mesazh të koduar: Sa herë kërcënohen sovraniteti, të frymëzohemi nga këta burra

10 Qershor 2020, 09:26| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 09:30

  • Share

Në 142-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Ilir Meta ka dhënë dhe një mesazh të koduar duke thënë se fryma patriotike duhet të mbahet lartë sa herë në vendin tonë kërcënohet sovraniteti, liria dhe pavarësia.

Meta, duke e cilësuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, tha se ajo ishte dhe fillimi i lartësimit të identitetit kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtet-formim.

"Në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, ku u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtet-formim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ndaj sot, në 142-vjetorin e krijimit të Lidhjes, ne kujtojmë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme udhëheqësit vizionarë e legjendarë të saj, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë, nga rreziku shovinist dhe platformat e aneksimit të territoreve. Vizioni, fryma patriotike, dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar, veçanërisht për rininë, sa herë kërcënohen Sovraniteti, Liria dhe Pavarësia", shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Historia e Gomarit !: 10/06/2020 13:24

    Ky akoma nuk bindet qe do shkoje per leshe !! Ujku pertypte gomarin neper STOMAK,,gomari thoshte jo Jam ne Hender. Do TI Dali hendra ne Rec te Shkodres ..

    Përgjigju
  • zeen: 10/06/2020 12:07

    te frumzohen nga hajduti me i madh i kombit . phyy rrace muti

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 10/06/2020 09:34

    Frymezohemi nga Like Floriri.Rrofte floriri I Krrabes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?