Themistokli Gërmenjit dhe Ivanaj

Përvjetori i patriotit që u dënua me vdekje nga gjyqi ushtarak francez, DPA foto të Themistokli Gërmenjit me Ivanajn

9 Nëntor 2023, 13:33| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 13:37

  • Share

Si sot e 106 vjet më parë më 9 nëntor 1917, u ekzekutua atdhetari Themistokli Gërmenji.  Më 1892 ai mërgoi së bashku me të vëllain, Telemakun, në drejtim të Rumanisë, ku punoi si çirak dhe u mor me tregti.

Në vitin vendimtar 1912, u vu në krye të një çete luftëtarësh të armatosur që vepronte në krahinën e Korçës

Ai luajti rol kryesor për nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916, përmes të cilit u shpall Krahina Autonome e Korçës.

“Mos m’i lidhni sytë. Të më pushkatoni me gjoksin para dhe jo në shpinë. Skuadrës së pushkatimit ia jap vet urdhrin për zjarr”, citohet të ketë thënë Gërmenji para togës së pushkatimit, të urdhëruar prej gjyqit ushtarak francez.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau në këtë përvjetor foton e Gërmenjit me Nikolla Ivanajn

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?