Përvlak me djathë dhe hudhër nga zonja Albana

9 Janar, 12:22| Përditesimi: 9 Janar, 12:24

  • Share

Përvlak me djathë dhe hudhër

Përbërësit:

  • 3 gota e gjysëm miell
  • 2 gota ujë
  • 1 e ½ lgj gjalpë
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë, piper i zi
  •  
  • Për mbushje;
  • Djathë i bardhë ose gjizë
  • Hudhër

Përgatitja:

Në një tenxhere shtojmë ujin, hudhrat dhe kripën. Presim të vlojë uji rreth 8 minuta, largojmë hudhrat, fikim sobën dhe shtojmë miellin. E përziejmë mirë me lugë druri, më pas e shtrojmë në tryezë duke e punuar me duar. Kur e shohim që brumi është punuar mirë e ndajmë në kuleçë. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hapim kulaçkat në formë pite pak më të trashë se krepat. Në çdo shtresë të piteve që do të hapim vendosim djathë të bardhë të thërrmuar, gjalpë të tretur dhe hudhra sipas dëshirës. Në fund bëjmë një prerje në formë bakllavaje, e spërkasim me gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?