Shpëtim Duro (m) në prezantim

Përvoja e dytë në vendin fqinj, Shpëtim Duro prezantohet te ekipi i ri

1 Mars 2023, 18:26
  • Share

Shpëtim Duro është zyrtarisht trajner i Struga Trim Lum në elitën e Maqedonisë së Veriut. Tekniku është prezantuar sot nga skuadra strugane. Duro ka firmosur kontratë të vlefshme deri në përfundim të sezonit 2023/24.

Në stol së bashku me Duron do të rikthehet edhe trajneri Meriton Gega. 63-vjeçari ka një karrierë të gjatë në klubet ku ka drejtuar. Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Shkëndija, Laçi, Kukësi apo edhe Egnatia janë disa nga klubet ku Duro ka qenë trajner.

Ky është rikthim për trajnerin në Maqedoninë e Veriut, pas drejtimit të Shkëndijës së Tetovës. Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke patur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë. Në javët e fundit skuadra strugane ka pësuar rënie të lirë, duke barazuar në tri ndeshje radhazi. Fitorja e parë për vitin 2023 nuk ka ardhur ende.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?