Prokurorët Ols Dado, aktualisht i komanduar në SPAK, Anita Jella, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit dhe Ndini Tavani, prokuror i Tiranës, u vlerësuan me më shumë pikë për fazën e intervistimit, në garën për t’u bërë pjesë e SPAK, nga 8 kandidatë në total në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Emrat e tyre, KLP i përcjell në SPAK, i cili nis një kontroll të detajuar për pastërti figure. Nëse ky filtër kalohet me sukses, të tre prokurorët marrin emërimin, duke e çuar në 20 organikën e prokurorëve të SPAK. Ols Dado, aktualisht është pjesë e SPAK si i komanduar.
Nga ana tjetër, 2 kandidatët e tjerë të renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë, kanë qenë më herët në garë për t’u bërë pjesë e strukturës kur ajo u krijua në vitin 2019, por nuk u shpallën fitues. 5 kandidatët e tjerë që nuk mundën të jenë në treshen fituese, por që shfaqën interes për SPAK ishin prokurori i Tiranës, Bledar Maksuti, kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, prokurori i Durrësit, Pali Deçolli, prokurori i Vlorës, Albert Kuliçi dhe prokurorja e Tiranës, Sonila Muhametaj. Megjithatë, për ta ka edhe një shanc tjetër.
Në rast se SPAK, në kontrollin e figurës të 3 emrave të përzgjedhur sot, përjashton ndonjërin prej tyre, emrat e radhës në listë bëhet automatikisht kandidatë potencial. Intervistimi i kandidatëve u transmetua në platformën ZOOM vetëm për prezantimin e tyre fillestar, por jo pyetjet e anëtarëve të KLP.
Përveç Tavanit dhe Jellës, në garë për SPAK ka qenë më herët edhe Sonila Muhametaj, e cila, e pakënaqur me mos zgjedhjen, paditi KLP-në në Gjykatën Administrative. Gara për 3 vendet e reja në SPAK u ndoq me interes edhe nga partnerët ndërkombëtar. SHBA dhe BE presin zgjedhjen e më të mirëve.
‘Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.’- nënvizon ambasada e SHBA.
‘Kjo do të kontribuojë në forcimin e punës së SPAK-ut, integritetit dhe pavarësisë së tij. Ky institucion kyç duhet të mbështetet tek profesionistët më të mirë të mundshëm për të përmbushur misionin e tij thelbësor.’- thuhet në deklaratën e delegacionit të BE-së.
SPAK nisi punën në dhjetor 2019 dhe në pak muaj filloi goditjet e para, kryesisht te krimi i organizuar. Pas konsolidimit, SPAK nisi goditjen në rangjet e larta të politikës, për korrupsion. Pas 4 vitesh, në pranga apo nën akuzë përfunduan ministra, kryebashkiakë, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj apo ish-kryeministri Sali Berisha.
Anita Jella, Olsi Dado dhe Ndini Tavani
Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani janë 3 prokurorët emrat e të cilëve janë dërguar për kontroll pasurie. Nëse ndonjëri prej 3 prokurorëve ka probleme me pasurinë, do të verifikohet i 4-ti në listë.
Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:
1. Ols Dado
2.Anita Jella
3.Ndini Tavani
4.Bledar Maksuti
5.Kreshnik Ajazi
6.Pali Deçolli
7.Albert Kuliçi
8.Sonila Muhametaj
Po me Kuliçin çfarë patet?
PërgjigjuKeta amerikanet jane budallenj!Ku ti gjesh te miret ne shqiperi?Mund te shtrohet pyetja:cili ka vjedhur me pak?
Përgjigju