Kandidatë për hetues të BKH-së

Përzgjedhja e 60 hetuesve/ Kallëzimi për Komisionin e BKH-së për shkelje, Administrativja cakton datën e shqyrtimit

2 Nëntor 2020, 15:31| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 15:35

  • Share

Ndërkohë që gara për përzgjedhjen e 60 hetuesve të BKH është në fazën e saj të 3-të ku komisioni po vlerëson esetë e kandidatëve, Gjykata Administrative ka vendosur se kallëzimin e një prej aplikantëve do ta shqyrtojë në datë 11 nëntor.

8 kandidatë kanë kallëzuar Komisionin e përzgjedhjes së BKH se kanë shkelur ligjin dhe se kanë falsifikuar formularët e testit fizik, duke kaluar aplikantë që nuk kanë kapur normat.

Një ndër kallëzuesit është edhe Ergys Shehu, i cili ka ankimuar rezultatet e testit që e skulafikuan nga gara dhe padia e tij do të shqyrtohet në datë 11 nëntor.

Pavarësisht kallëzimeve Komisioni vijon me garën dhe brenda javës do të dalin rezultatet e eseve për 103 kandidatë.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reality: 02/11/2020 18:27

    Dhe bkh e parapriu duke shpikur nje tabele pikesh skualifikuese te testi fizik... Ndersa njeri kishte harruar pa cuar leket dhe e kualifikuan tani mbrapa....

    Përgjigju
  • Ziu: 02/11/2020 15:44

    Konkurim hajdutshqe!aty duhet te kishte nga e gjith Shiperia per konkurim!nga i gjthe rrethet e Shqiperise duhet te kishte konkurues jo nga nje per rreth por me shum! Qe te kishte me shum konkurrent,se ka quna te pregatitur dhe te afte per konkurim,sikur kjo dote ishte me e besueshme dhe serioze.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 02/11/2020 16:04

      O Ziu i Zi,mjafte se qelbe dynjane. Mangesite dhe defektet jane bashkudhetare te çdo proçesi sado progresiv qe te jete ne ide e realizim. Rendesia qe procesi po shtyhet perpara nen trysnin e nderkombetareve [email protected] do te progresoj arritjet per konferencen e pare te pranimit te Shqiperise ne EU.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?