Përzgjedhja e kandidatëve, Basha: PD nuk do i zhgënjejë shqiptarët, e kam marrë me përgjegjësi drejtimin e koalicionit opozitar më i madhi në 30 vite

19 Tetor 2020, 13:30| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 18:31

  • Share

Në lidhje me ish-anëtarë të PD-së që sot po e bëjnë luftën jashtë selisë blu, duke ndërtuar parti ose lëvizje të reja, Basha tha se kushdo që kërkon ndryshimin tek PD-ja gjen një aleat të besueshëm, ndërsa ata që mendojnë ndryshe janë patericë e qeverisë. Basha thotë se PD nuk ka për t’i zhgënjyer shqiptarët pasi do të sjellë njerëz me një qasje të re ndaj politikës sidomos në këtë kohë krize.

“Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin që kërkon Shqipëria janë pjesë e një përpjekjeje. Ata që kanë vendosur që të bëhen patericë e një kryeministri të dështuar, që ka shkelur çdo premtim ata mendoj se e kanë të lidhur fatin me të. Kushdo që do ndryshimin e ka të hapur rrugën e opozitarizmit. Është e pandalshme energjia jonë, pozitiviteti jonë. Përgjigjet që kemi ndaj krizës janë vetëm një pjesë e vogël e lëvizjes madhore për ndryshim. Ndryshimi është i pandalshëm. Kushdo që ka dëshirën që ka vullnetin e sinqertë dhe do ndryshim ka te PD një aleat të besueshëm”, tha Basha

I pyetur nëse e ka përgjegjësi për opozitën e bashkuar, Basha shprehet se bashkimin e opozitës e ka marrë seriozisht prandaj sot koalicioni opozitar është më i madhi në 30 vite.

"E kam marrë seriozisht. Prandaj kemi sot koalicionin më të madh në 30 vite. Që nga propozimet e anëtarësisë, tek Komisioni do jetë transparent, sot në opozitë, nesër në qeverisje. PD s’do i zhgënjejë shqiptarët. Kushdo duhet të plotësojë kushtet e integritetit moral, ndarjes së vlerave mbi të cilat PD vepron si anëtare e PPE, lirisë së fjalës, vlerave, tregut, taksave të ulëta. Për këto keni garancinë time. Do të jetë proces i hapur dhe transparent", tha Basha.

 


Lajmi kryesor:

Basha i rikthehet paketës Antimafia identike si në 2018, por tani përndjek oligarkët: Ata i fshehin paratë në Singapor, Maltë dhe Dubai! Kur të vijmë në pushtet do anulojmë kontratat e tyre


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?