Revista amerikane 'Billboard' ka renditur 100 videoklipet më të bukura të shekullit 21, që kanë thyer rekord për kulturën Pop. Sigurisht që në renditje nuk mungonin Beyonce, Lady Gaga, Madonna dhe Eminem të cilët kanë sjellë risinë në muzikë. Videoklipi i Lady Gagas “Bad Romance” është shpallur si video më e mirë , sepse sipas revistës, Lady Gaga solli kinemanë në muzikë dhe gjithashtu tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njësoj si një film me metrazh të shkurtër.
Bad Romance shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop, se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga Youtube, ndërsa shitjet e kopjeve të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në Internet. Në klasifikimin e “Billboard”, pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me “Ëork It” dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me “Single ladies” të ndjekur nga “Fatboy Slim”, “Ëeapon of Choice”.
Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me “Ëe Found Love”. Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me “Neë Rules” në vendin e 74-t.
Komente

E punume ne mes te kembeve,duhet punuar ne menyre Shqiptare te mos e dije ku i ka vithet e shkreta.
PërgjigjuShum e punume
Përgjigju