Në një reagim që Partia e Lirisë bëri pas lajmit të Report TV, në tentativë për ta përgënjeshtruar atë duke e quajtur gënjeshtër, në fakt e pohoi.
“Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected]”, thotë Partia e Lirisë në një reagim.
Nga faksimilen e botuar në Report tv shihet në pamje vetëm një adresë email-i që PSE i ka kthyer përgjigje: kokretisht [email protected]. Në foton që Report Tv publikoi, nuk duken se cilat janë 3 adresat e tjera elektronike të cilave u është dërguar përgjigjja e PSE (pasi lexohet vetëm, “3 more”, pra 3 të tjera)
Por në fakt, kur ky email nuk ekziston dhe është i rremë, si mundet Partia e Lirisë të dijë që përgjigjja e PSE i ka shkuar edhe Ralf Gjonit dhe Monika Kryemadhit, kur emailet e tyre nuk dukeshin në facsimile? (pasi lexohej 3 të tjera)
Më tej, Partia e Lirisë thotë në reagim: “Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri''
Ja teksti i plotë i ''përgënjeshtrimit'' të Ilir Metës::
Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të Qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë. Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri!
Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected].
Asnjë surprizë nga një portal i ulur në gjunjë para Edi Ramës, i financuar nga paratë që qelben erë incenerator, mafie vendase dhe italiane!
Dhe nëse ky "Fake News" nuk është produkt i tyre le të tregojnë emrin e "gjermanit" që ja u ka servirur, i cili me siguri duhet të jetë ndonjë nga ata qejflinjtë e eurove që financohen me fondet e kartelit Sinaloa!
Edhe shtyllës së turpit do t'i vinte ndot të publikonte një gënjeshtër kaq të pështirë! Ndaj këtë "Fake News" merreni, bëjeni shuk dhe futjani Edvinit dhe Taos atje ku u shijon më shumë!
Dhe mos harroni: Refuzoni të ndotni sytë duke lexuar të tilla portale të mbushura me gënjeshtra!
Lajmi kryesor:
Partitë Socialiste Evropiane 'përjashtojnë' Ilir Metën, i anulojnë pjesëmarrjen në Kongres: Bëri Aleancë me Berishën
B.K.//ReportTv.al