Policët e zhdukur në Kosovë

Kosova & Rajoni

Pesë ditë kërkime në lumë, gjendet trupi i njërit prej policëve të zhdukur në Kosovë

3 Maj 2018, 16:43| Përditesimi: 3 Maj 2018, 16:50

  • Share

Është gjetur trupi i njërit prej policëve të zhdukur në lumin Lepenc, në Kosovë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se trupi është gjetur 5 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, raportojnë mediat kosovare.

“Rreth orës 16:00 është gjetur trupi i pajetë i njërit prej policëve të zhdukur. Trupi i pajetë i tij është gjetur 5 kilometra nga vendi ku ka ndodhur aksidenti. Trupin e tij e kanë gjetur pjesëtarët e FSK-së dhe zhytësit që janë duke i kryer kërkimet”, ka treguar Gashi.

Kujtojmë se për pesë ditë rresht, policia, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe mekanizmat tjerë për emergjenca kanë vazhduar kërkimet për dy policët e zhdukur pas aksidentit me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?