Foto ilustruese

Lifestyle

Pesë frazat që përdorin gjithmonë ‘njerëzit e pakënaqur’

12 Qershor, 08:47| Përditesimi: 12 Qershor, 08:52

  • Share

Pakënaqësia nuk shfaqet gjithmonë hapur. Ndonjëherë ajo maskohet pas frazave të zakonshme që njerëzit përdorin në përditshmëri. Sipas psikologëve, mënyra se si flasim mund të zbulojë më shumë për gjendjen tonë emocionale sesa gjestet apo shprehjet e fytyrës.

Sipas një analize të zhvilluar nga psikologë, janë identifikuar pesë fraza të zakonshme që përdoren nga njerëzit që nuk ndihen mirë me veten dhe ndodhen në një gjendje të thellë pakënaqësie.

‘Më ndodh gjithçka'
Kjo frazë reflekton një ndjenjë të thellë viktimizimi dhe bindjen se gjithçka shkon keq për individin, pa kontroll nga ana e tij. Sipas psikologëve, kjo shprehje është një tregues i qartë i negativitetit të brendshëm dhe i qëndrimit fatalist ndaj jetës.

‘Unë kurrë nuk pata mundësitë, që patën ata’
Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët dhe ndjenja e inferioritetit janë shenja të qarta të pakënaqësisë. Kjo frazë zbulon një mungesë vetëvlerësimi dhe një prirje për të fajësuar rrethanat apo të tjerët për pozicionin aktual në jetë.

‘Nuk do ta fal kurrë veten’
Ndjenja e fajit është shpesh një peshë emocionale që shoqëron individët e pakënaqur. Të paaftë për të kaluar situata të vështira apo gabime të së kaluarës, ata ngelin të bllokuar në vetëkritikë të ashpër dhe mungesë faljeje ndaj vetes.

‘Nuk mundem…’
Kjo nuk është një shprehje thjesht mohimi, por më tepër një ndjenjë e rrënjosur pafuqie. Njerëzit që e përdorin shpesh ndihen të paaftë për të ndryshuar jetën e tyre ose për të përballuar sfidat që kanë përballë.

‘Kam frikë se…’
Frika dhe pasiguria janë të pranishme në mënyrën se si mendon dhe flet një person i pakënaqur. Kjo frazë tregon një mendim të përhershëm negativ për të ardhmen dhe një mungesë besimi tek vetja dhe tek jeta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?