Prindërit duhet ta respektojnë fëmijën dhe të vendosin kufij të rreptë midis çështjeve që i shqetësojnë dhe atyre që nuk i shqetësojnë. Psikologët theksojnë se janë pesë gjëra që nuk duhet t’i diskutojmë para fëmijëve, pasi mund të të ndikojë tek ata.
Të qenit kritik ndaj prindërve ose kujdestarëve të tjerë
Edhe nëse nuk jeni dakord me qëndrimin ose sjelljen e një prindi ose kujdestari tjetër, nuk duhet të shprehni kurrë mendimin tuaj para të miturve. Komentet negative shpesh e detyrojnë fëmijën emocionalisht të zgjedhë anë ose t’i krijojë presion dhe stres që nuk ka arsye për të pasur.
Pesha trupore e njerëzve
Komentet negative në lidhje me formën e trupit ose peshën e një personi tjetër mund të jenë fatale për një fëmijë. Në këtë moshë, truri i tyre thith çdo gjë si një sfungjer, ndaj një informacion i tillë mund t’u japë atyre përshtypjen e gabuar. Këto mendime mund të krijojnë pasiguri dhe frikë tek ata.
Krahasimi i dy fëmijëve
Prindërit nuk duhet të krahasojnë vëllezërit e motrat, ose fëmijët e tjerë, pasi ky zakon mund të krijojë konkurrencë mes tyre dhe të shkaktojë konflikte të panevojshme. Çdo fëmijë është unik dhe ne duhet të respektojmë veçantinë e tij.
Diskutimet për financat
Çështjet financiare dhe në përgjithësi çdo gjë që lidhet me paratë nuk i shqetësojnë fëmijët, të paktën jo në këtë moment të jetës së tyre. Sipas hulumtimëve të psikologëve, fëmijët në këtë moshë nuk janë në gjendje të përpunojnë informacionin dhe të kuptojnë përmbajtjen e bisedës, duke rezultuar në skenarë që zakonisht janë më të këqijtë.
Alkooli dhe droga
Së fundi, prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur përmendin alkoolin dhe drogën. Çdo koment pozitiv mund të ndikojë negativisht tek fëmijët, duke krijuar keqkuptime. Prandaj, kërkohet vëmendje e veçantë.