Lojtarët para gjykatës

Pesë lojtarët e regby-së dënohen me burgim të përjetshëm

7 Shkurt 2023, 17:13| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 17:15

  • Share

Argjentinë - Gjykata Penale e Dolores dënoi lojtarët e rugby Maximo Thomsen, Enzo Comelli, Matias Benicelli, Ayrton Violaz, Blas Cinalli, Luciano, Lucas dhe Ciro Pertossi (të gjithë të rinj) si fajtorë për vrasjen e Fernando Sosa më 18 janar 2020 përballë klubit të natës “Le Brique” në Villa Gesell, Argjentinë.

Tetë lojtarë amatorë të regbisë janë shpallur fajtorë për vrasjen e një studenti të drejtësisë, në një rast që ka zemëruar publikun dhe ka hedhur dritë mbi qëndrimet e ashpra raciste në vend.

Pesë nga sulmuesit u dënuan me burgim të përjetshëm, që në Argjentinë është maksimumi 35 vjet; për rolin e tyre në vrasjen e Fernando Báez Sosa, 18 vjeç, djali i vetëm i dy emigrantëve paraguaianë.

Baez Sosa dhe miqtë e tij ishin duke festuar në një klub nate në qytetin bregdetar të Villa Gesell, kur shpërtheu një sherr mes tyre dhe lojtarëve të regbisë. Të dy grupet u dëbuan nga klubi, por disa minuta më vonë, lojtarët e regbisë u përleshën me Baez Sosa, duke e shkelmuar dhe rrahur atë ndërsa ai ishte shtrirë në tokë, shtoi gjykata. Disa prej lojtarëve u përpoqën të pengonin kalimtarët që të ndërhynin për të ulur gjakrat, me të riun që mbeti pa jetë nga dhuna.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?