Pesë muaj pasi ish-deputeti i PS, Arben Çuko, njëherësh ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, mbylli çështjen penale për “Moskallëzim Krimi”, zyrtari së fundmi i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, duke kërkuar sendet e sekuestruara gjatë operacionit “Vol-Vo 4”. Në muajin qershor 2020 Arben Çoku, ka kërkuar në gjykatë që ti kthehet aparati telefon tip “Iphone X”, i cili i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale në tetor 2018.
Këtë kërkesë, Çoku e bazon në faktin se çështja kundër tij është pushuar qysh prej 27 janarit 2020 dhe nisur nga kjo situatë të gjitha akuzat dhe dyshimet e prokurorisë janë rrëzuar. Për pasojë mbajtja e sendeve të sekuestruara si telefoni celular, është e kundralishgjme dhe sipas kërkesës të depozituar gjykatës, telefoni duhet ti kthehet poseduesit Arben Çuku. Kërkesa e këtij të fundit është pranuar nga gjyqtari Sokol Tona, duke vendosur të kthejë tek i zoti, aparatin telefon “Iphone X”.
Arben Çuko u arrestua në muajin Tetor 2018, pas një operacioni të gjerë, ku në pranga ranë dhe disa trafikantë e zyrtarë të tjerë. Mes personave të arrestuar ishte dhe Qerim Musho, shoferi i Arben Çukos, i cili është deklaruar fajtor dhe dënuar me 1 vit burgim. Rezulton se në 14 prill 2020, gjyqtari i Tiranës, Lazer Sallaku vendosi të deklarojë fajtor dhe dënuar me 1 vit burgim për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, shoferin e ish-drejtorit Çako. Por ky dënim me burg nuk do të kryhet kurrë, pasi gjyqtari Sollaku ka vendosur ta pezullojë dhe të kalojë Qerim Mushon në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare. Gjatë kësaj periudhe prove, Musho nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.
Me dy vite burgim është dënuar, Artur Balla dhe Denis Llatfiu. I dënuar në këtë dosje hetimore, është shpallur dhe Olsi Karaxhozi, për të cilin gjykata urdhëroi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar Karaxhozi është dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim. Karagjozi aktualisht ndodhet në burg pasi veç këtij dënimi është nën hetim edhe për një çështje tjetër penale për vrasje. Karaxhozi dyshohet nga policia si vrasës me pagesë, dhe se në këtë çështje është njeriu që ka iniciuar skemën e korrupsionit me qëllim transferimin e tij, nga burgu ku ndodhej në Burrel në burgun e Fierit. Ky transferim i tij do të shpërblehej kundrejt 3 mijë euro dhe një automjet “Vol-Vo”.
kjo familje esht e pa fytyr brez pas brezi,ijati i tij nje komunist i regjur dhe i biri u be deputet KRUTJA komuniste e zgjodhi 2 here deputet ai nuk u duk asnjeher per 8-vjet,dhe tallej duke thene :VETEM XHAKETEN TE VAR NE KRUTJE DHE MUA DO ME ZGJEDHIN
PërgjigjuTmerr, surrati tipik i nje te godituri psiqik..keta surreter duhen trajtuar nga psikiater ne qendra rehabilitimi dhe jo te marrin ne qafe te ardhmen e ketij vendi nepermjet perfaqesimit te tyre politik me tipare te theksuara psikopatike..
PërgjigjuHahahahahaha BENI i paster me drejtesine.Kontrolloni mire kontrolloni.Ka celular tjeter.
Përgjigju