Jeff Bezos, Warren Buffett, Bernard Arnault, Larry Ellison dhe Elon Musk

Pesë njerëzit më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre në 4 vitet e fundit! Fituan 1.8 trilionë dollarë

15 Janar, 11:39| Përditesimi: 15 Janar, 11:47

  • Share

 

Pesë njerëzit më të pasur në botë janë bërë akoma edhe më të pasur gjatë 4 viteve të fundit, ku pasuria e tyre u është dyfishuar në 869 miliardë dollarë. Sipas insitutit Oxfam, gati 5 miliardë njerëz në mbarë botën janë bërë më të varfër, pasi ata përballen me inflacionin, luftën dhe krizën klimatike. Do të duheshin gati 230 vite të tjera për të eliminuar varfërinë bazuar në trajektoren aktuale.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat e përpiluara nga Forbes, është planifikuar të përkojë me fillimin e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, një mbledhje elitare e disa prej njerëzve më të pasur dhe liderëve botërorë, raporton CNN.

Megjithëse pabarazia është në rritje, ka disa pika të ndritshme, tha Nabil Ahmed, drejtor i drejtësisë ekonomike dhe racore në Oxfam Amerikan. Disa qeveri kanë qenë në anën e punëtorëve, duke nxitur politika që synojnë forcimin e të drejtave të punëtorëve.

Oxfam u bëri thirrje ketë të hënë qeverive që të frenojnë pushtetin e korporatave duke thyer monopolet; vendosja e taksave mbi fitimin dhe pasurinë e tepërt; dhe promovimin e alternativave për kontrollin e aksionarëve, të tilla si format e pronësisë së punonjësve.

Në raportin e ekspertëve të tyre vlerësohet se nga 148 korporatat kryesore botërore realizuan 1.8 trilion dollarë fitime, 52% më shumë se mesatarja 3-vjeçare, duke lejuar pagesa të mëdha për aksionerët edhe pse miliona punëtorë u përballën me një krizë të kostos së jetesës pasi inflacioni çoi në ulje të pagave në terma realë.

“Kjo pabarazi nuk është rastësi; klasa e miliarderëve po siguron që korporatat t’u ofrojnë më shumë pasuri atyre në kurriz të të gjithë të tjerëve”, tha Drejtori Ekzekutiv i Oxfam International, Amitabh Behar.

Rritja e pasurisë e rregulluar me inflacionin e pesë miliarderëve kryesorë u nxit nga fitimet e forta në asetet e CEO të Tesla, Elon Musk, shefit të LVMH, Bernard Arnault, Jeff Bezos të Amazon, bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison dhe investitorit Warren Buffett.

Elon Musk, i cili drejton disa kompani, duke përfshirë Tesla dhe SpaceX, ishte fituesi i madh në vitet e fundit. Pasuria e tij u rrit në 245.5 miliardë dollarë në fund të nëntorit, 737% më shumë nga marsi 2020, pas llogaritjes së inflacionit.

Bernard Arnault, kryetar i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, dhe familja e tij kishin një vlerë neto prej 191.3 miliardë dollarë, 111%.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, kishte një pasuri prej 167.4 miliardë dollarësh, me 24% rritje; ndërsa pasuria e themeluesit të Oracle, Larry Ellison arriti në 145.5 miliardë dollarë, me 107%.

Në përfundim të listës së pesë njerëzve më të pasur ishte CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett , pasuria neto e të cilit u rrit 48% në 119.2 miliardë dollarë.

Në përgjithësi, miliarderët kanë parë pasurinë e tyre të rritet me 3.3 trilion dollarë, ose 34%, që nga viti 2020, me pasurinë e tyre duke u zgjeruar tre herë më shpejt se norma e inflacionit, sipas Oxfam.

Miliarderët amerikanë, shumë prej të cilëve e nxjerrin pasurinë e tyre nga kapitali në kompanitë që ata drejtojnë, janë 1.6 trilionë dollarë më të pasur.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?