Kronikë

Pesë shqiptarë viktima të krimit në familje në 2 javët e para të 2019

14 Janar 2019, 08:18| Përditesimi: 14 Janar 2019, 08:25

  • Share

Krimi në familje vijon që të tronditë opinionin publik shqiptar. Në 2 javët e para të vitit 2019 pesë persona kanë humbur jetën. Në ditën e dytë të vitit të ri në qytetin e Ballshit, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje.

Gazment Musta 34 vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend, ngjarja u shënua në sy të dy fëmijëve të mitur (lexo këtu).

Në ditën e parë të këtij viti një tjetër krim në një familje shqiptare këtë herë në Greqi i mori jetën një vajze shqiptare 29-vjeçe. Pas grindjes në familje, babai vrau vajzën e tij dhe e groposi në oborrin e banesës, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan (lexo këtu).

Ndërkohë që ditën e sotme në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje (lexo këtu).

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?