Sociale

Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë

26 Nëntor 2024, 16:36| Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 18:34

  • Share

Pesë vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 ende nuk ka përfunduar procesi i rindërtimit në Bashkinë e Durrësit. Sot, 1123 familje janë ende pa strehë pasi shtëpitë e tyre u shemben nga termeti. Kryebashkiakja e Durrësit premtoi se brenda janarit 2025 ata do të marrin apartamente në lagjen e re të Vrinasit.

“Përsa i takon ndërtimit të banesave, mbi 400 apo 500 familje janë sot në banesat e reja të ndërtuara dhe jemi duke përfunduar lagjen e re të rindërtimit, e cila do të bëjë të mundur finalizimin e procesit dhe dorëzimin e shtëpive për personat që i humbën banesat. Ne sigurisht kemi vitin 2024 si objektiv të dorëzimit të apartamenteve të lagjes së re, aty ka ende disa punime për infrastrukturën, lidhjen me rrjetet e OSHEE-së dhe Ujësjellës – Kanalizimeve, të cilat janë drejt fundit. Do t’i qëndrojmë këtij objektivi. Besojmë dhjetori dhe janari do të jenë një datë për dorëzimin e banesave”, tha Sako.

Mbi 90% e objekteve të dëmtuara me shkallë DS3 dhe DS4 kanë përfunduar rikonstruksionin, ndërsa 10% e tyre janë në proces përforcimi.

Sa i përket institucioneve arsimore, 44 shkolla e kopshte kanë përfunduar punimet, ndërsa në 5 të tjera janë në proces, me përjashtim të gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, ku punimet janë pezulluar për shkak të gërmimeve arkeologjike.

Ndërsa në Bashkinë e Krujës janë ende 340 familje të pastreha, që pritet të hyjnë në shtëpitë e reja brenda pak muajsh. Bashkia tha se apartamentet janë ndërtuar por pritet kolaudimi i tyre. Ndërsa demokrati Saba Sheta është skeptik për procesin e shpërndarjes së apartamenteve. 

Në Bashkine e Kurbinit rindërtimi ka perfunduar në masën 85% dhe aktualisht janë rreth 125 familje të pastreha ku rindertimi ka stopuar pasi bashkia pret shtesë të fondeve nga Qeveria. E njëjta situatë në bashkinë e Lezhës ku kanë mbetur 53 familje ende të pastreha.

*Informuan për Report TV dhe Shqiptarja.com, gazetarët Aldo Mustafa, Julian Shota dhe Elvis Hila.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gzim kasaj: 27/11/2024 09:01

    ato te baronsit gjynof vdiqen ato qe e bon jan t lir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?