Sociale

Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025

2 Janar, 15:38| Përditesimi: 2 Janar, 17:06

  • Share

Viti 2025 i gjeti të pastrehë 105 familje në Mirditë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit të 2019-të. Po kështu bonusi i qirasë është ndërprerë duke vështiresuar jetesën e tyre.

“Banorët vijnë dhe ankohen në zyrat e bashkisë, por bashkia s’ka mundësi të ndërtojë 105 banesa. Ata jetojnë në kontejner, ndërsa nuk marrin as bonus qiraje”, tha Albert Mëlyshi, kryetar i Bashkisë Mirditë.

Mëlyshi shton se njësia vendore nuk ka fonde per t’u ndërtuar shtëpitë e reja ndaj ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë.  U është premtuar se proçesi rindërtimit do të rinisë përgjatë vitit 2025.

“Kemi dërguar shkresa, kemi bërë biseda në Ministrinë e Infrastrukturës dhe na është thënë se rindërtimi do të rinisë në 2025-ën”, u shpreh më tej, Albert Mëlyshi, kryetar i Bashkisë Mirditë.

 Bashkia e Mirditës ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti, ku është ndërtuar një lagje e re në Rrëshen, por nuk është arritur që të strehohen të gjitha familjet të cilat mbeten pa shtepi 5 vite më parë.

R.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?