Piloti francez, 39-vjeçari Romain Grosjean do të rikthehet me një makinë të Formula 1 pothuajse pesë vjet pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit. Në vitin 2020, Grosjean pati një aksident në pistën 'Sakhir' ku makina e tij goditi gardhin me shpejtësi 225 kilometra në orë, duke u ndarë në dysh dhe duke u përfshirë nga flakët.
Francezi arriti të dilte nga makina pa ndihmë pas 28 sekondash, duke pësuar vetëm djegie të lehta në duar dhe këmbë. Ai nuk është ulur më kurrë në një makinë të Formula 1 dhe pothuajse pesë vjet më vonë po kthehet sepse do të testojë nesër (e premte) bolidin Haas VF-23 në pistën e Mugellos.
Grosjean do të përdorë një helmetë të dizenjuar nga fëmijët e tij në Mugello, të cilën ai planifikoi ta vishte në garën e tij të fundit të vitit 2020 në Abu Dhabi.
"Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Gene Haas dhe Ayao Komatsu që më ftuan të marr pjesë në TPC në Mugello. Të them se jam i emocionuar që do të kthehem pas timonit të një makine të Formula 1 do të ishte natyrisht një nënvlerësim. Nuk mund ta besoj që kanë kaluar pothuajse pesë vjet, por të kthehem dhe të bëj këtë dalje me ish-ekipin tim është vërtet diçka e veçantë", tha Grosjean.
What a nightmare!
— ceds (@mrmz027) November 29, 2020
Formula 1: Romain Grosjean emerges from high-speed crash as car torn in half and bursts into flames at Bahrain GP
32 seconds Grosjean has stayed into the fire. pic.twitter.com/CSueyJt5hk
Komente
