Ndikimi i votave nga diaspora, solli vetëm një mandat shtesë në zgjedhjet e 11 Majit, dhe bëhet fjalë për atë që i shkoi Partisë Socialiste në Vlorë. Por mbështetja e emigrantëve u bë përcaktuese më së shumti në garën e brendshme mes kandidatëve. Votat e tyre i dhanë fitoren Olta Xhaçkës e Admir Kadelit, ndërsa mes demokratëve u ndihmua të fitonte vetëm Isuf Celaj në Kukës.
Por kush janë kandidatët më të votuar nga diaspora?
Mes socialistëve, kampioni i votave nga jashtë është Erjon Brace, i ndjekur nga Klevis Jahaj i Fierit. I treti është Blendi Gonxhja, dhe më pas Ceno Klosi. Në vend të 5-të është Ilir Pendavinji i qarkut të Korçës. Në listën e 10 më të votuarve është edhe Pandeli Majko, por 2379 votat nga diaspora, nuk e ndihmuan atë të fitonte një vend në parlament.
Demokratët kanë marrë shumë më pak vota nga emigrantët, dhe më i votuari i tyre, Bardh Spahia, ka grumbulluar 1653 vota. Si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë, Jorida Tabaku ruajti një avantazh të lehtë ndaj Ilir Alimehmetit me 10 vota diferencë.
1 katërti më i votuar mes demokratëve nga diaspora, është Gjin Gjoni, ndërsa i pesti, Isuf Çelaj në Kukës, 944 votat e të cilit, ishin përcaktuese në garën e brendshme dhe i dhanë atij fitoren e një mandati tjetër.
Sa u takon liderëve që garuan në listat e hapura, më i votuari personalisht është Adriatik Lapaj që ka marrë 1882 i ndjekur nga aleati i tij në koalicion, Endrit Shabani.
346 emigrantë kur votuan për koalicionin e Sali Berishës, zgjodhën si kandidat të preferuar Ilir Metën.
Dashamir Shehi mori vetëm 116 vota personale nga diaspora, kurse Lulzim Basha vetëm 97 të tilla.
Komente
