Lulzim Basha

Pesha e votës

23 Tetor 2020, 20:48| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 21:12

  • Share

Ballkanasit, ne shqiptarët pak edhe më shumë. Rezultatin e një gare, e kthejmë në festë përtej mëhallës. Sa mirë! Por ama, humbjen e kthejmë në tragjedi. Nuk e pranojmë. Nuk pajtohemi, nuk shembet bota se përjashtohesh me votë nga asnjë garë. Në fakt, fitues e kampion cilësohet ai që pranon humbjen. Kjo thuhet shpesh në sport.

Politika, është sport-përgjegjësi-përgjegjshmëri. Dua të ndalem pak tek çka 24 orë qarkullon për listat e PD. Iku ky e ai, Basha hoqi këtë dhe atë. Dakord!

Kur Basha disa procese zgjedhore i humbi, është kritikuar boll. Arsyeja: Ai bëri listat. Po, po ato lista që sollën edhe deputet me nivel inteligjencë nën mesataren e shoqërisë e deri në persona pa meritë.

Tani, kjo që po ndodh. Jo vetëm në PD, por edhe në PS me "Deputeti që dua" janë risi që nuk duhen sulmuar. Në do ti, ai ata ato mos i mbështesni, por lërjani kohës t'i gjykoj. E pse duhet sulmuar Basha se anëtarësia vendosi që të lërë jashtë për pretendent. E në fazën e dytë, ndoshta jo finale komisioni po ashtu la jashtë për pretendent.

Të shohësh listën finale duhet ende kohë. Debati është i dobishëm, por jo sulmi për një risi. Aq më tepër nga ata që kanë 1 deri në 8 mandate ose 1 deri në 3 dekada në përfaqësi të popullit në parlament.

Ata duhen të falenderojnë, çdo votues partinë ku aderojnë e duhet të jenë një shembull se si posti s'është i përjetshëm. Jeni ju opozitar që i kërkoni dorëheqjen kryeministrit apo ministrave, jeni ju që s'pranoni verdiktin e anëtarësisë tuaj! Popullit votues dhe anëtarë të PD-s.

Po a është kjo demokratike?! Kjo që po ndodh në këto pak orë me PD, ndoshta do të jetë një furtunë kur me projektin "deputeti që dua" mbi 40 % të deputetëve aktual të PS t'i nxjerrë jashtë listave.

Vlerësoni sot peshën e votës, që nesër të mos ankoheni për deputet "Kërpërata" apo personazhe kabareje. A ka faj Basha? JO Por risia që vota peshon, duhet pranuar dhe vlerësuar me kohën. Si ligji i dekriminalizimit hoqi të inkriminuarit. Ky projekt do risjell parlamentin në shina duke i hapur rrugën të rinjve.
 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben Metani: 24/10/2020 08:08

    jam dakort. Por te nisi nga duart e LSI. Kjo qe thote Meta tani eshte e denje me thenien:"Pirati u be Pape".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?