Peshat e rënda përplasen në Shkodër, Hysa kundër kampionit çek: Të ketë kujdes në Shqipëri, ia dal me shpejtësi dhe forcë (VIDEO)

19 Janar 2023, 14:36| Përditesimi: 19 Janar 2023, 16:22

  • Share

Boksin profesionist e nisi në 2022 dhe tani në ndeshjen e gjashtë që është të dielën po kërkon fitoren me të njëjtin numër. Mirëpo këtë herë Nelson Hysa do të ketë përballë një kundërshtar tejet të vështirë, pasi Pavel Sour është kampioni i Çekisë në peshat e rënda. Për Report Tv, 38 vjeçari thotë se gjithsesi ndihet superior ndaj rivalit.

“Kemi të njëjtin stil boksimi, boksimin e lartë, pra shkollën ruse të boksit. Avantazhim im në këtë peshë është shpejtësia sepse dihet që zakonisht janë më të ngadaltë. Besoj se shpjetësia dhe forca ime do bëjnë diferencën që të më shpallin fitues në këtë ndeshje,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Një fitore të dielën më 22 janar do ta bënte Hysën të ketë prestigj shumë më të lartë në arenën ndërkombëtare.

“Kundërshtari është shumë më lart se unë në renditjen botërore dhe do më ulë shumë numra. Do të thotë që do listohem në federatat e mira të botës,”-deklaroi Nelson Hysa, boksier.

Avantazhi i boksierit shqiptar është se ndeshja zhvillohet në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër, në pallatin e sportit në orën 17:00.

“Ishte kërkesë e njerëzve, e familjarëve, tifozëve të Shkodrës që të bëjmë në pallat të sportit një ndeshje. Ishte planifikuar në tjetër vend, por s’kam pse prish dëshirën e këtyre njerzëve dhe timen për t’u rikthyer në Shkodër,"-tha Nelson Hysa, boksier.

A mund të na zbulosh diçka paraprakisht çfarë ke biseduar me kundërshtarin nëse ke patur një bisedë me të?

“Jo unë me kundërshtarin nuk flas sepse janë menaxherët që merren me këtë punë, por sa të vijë do t’i tregoj se këtu jemi në Shqipëri (qesh),”- u shpreh Nelson Hysa, boksier.

40-vjeçari çek Pavel Sour ka 23 ndeshje në boksin profesionist dhe renditet i 199 në rang listën botërore, ndërsa 38-vjeçari shqiptar është i 256.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?