Sport

Peshëngritësi i medaljeve Kristi Ramadani: Kam shumë për të fituar! Shpërblimet e mira, por të jepen

22 Prill, 15:47| Përditesimi: 22 Prill, 18:32

  • Share

Kristi Ramadani ishte peshëngritësi i vetëm që i solli Shqipërisë dy medalje nga kampionati evropian. 25-vjeçari u ngjit në podium në stilin e shtytjes dhe në dygarësh, duke rrëmbyer medaljet e bronzta në kategorinë 81 kilogramë, 1 vit pas dy medaljeve të argjendta po në të njëjtin kompeticion.

“Jam shumë shumë krenar për vazhdimësinë time. Nuk kam rënë posht 3-shes së Evropës. Erdha vjet po me dy medalje dhe këtë vit po ashtu. Ishte mundësia për të marrë një medalje më shumë në shkëputje. Pra ishte mundësia që të merrej po argjendi këtë vit,”-u shpreh peshëngritësi Ramadani.

Kristi Ramadani ka nisur sportin e peshëngritjes që në vogëli, ndërsa premton se këto medalje në nivelet e larta janë vetëm fillimi.

“Medalje do të presim prap, do të vijnë të tjera. Synimet e mija janë të kem progres nga viti në vit dhe të qëndroj në elitë. Kam 19 vjet karrierë nga 25 që jam, por kam shumë vite para. Objektivat janë medaljet botërore, kualifikimi për në olimpiadë dhe finalja medalje në Olimpiadë,”-tha Ramadani.

Për një sportist në Shqipëri, shpesh stërvitja nuk është problemi i vetëm, pasi ata duhet të mendojnë dhe merren me shumë detaje që nuk iu takon.

“Ligjet janë me të vërtetë shumë të mira, për shpërblimet, gradat. Ka vend për përmirësime, por e rëndësishme është që këto ligje që janë bërë të vihen në zbatim dhe sportistët mos të presin për t’u ekzekutuar ligjet. Këtu te ne një problem është se mbështetja nis pasi ti ke arritur diçka,”-deklaroi ai.

Aktiviteti i ardhshëm ndërkombëtar për Kristi Ramadanin është kampionati botëror që do të mbahet në tetor.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?