Në ‘podcast’, kryeministri Edi Rama që ndodhet përballë sportistëve ka kujtuar 2 momente që thotë se e rrëqethin për peshëngritësit. Të parin rendit rastin kur Erkand Qerimaj rezultoi pozitiv në testin anti doping dhe më pas rastin kur Briken Çaljat i thotë se mjeku që të ndalojë sepse muskujt mund ta linin.
Rama: Dy momente që më rrëqethin. E para goditja pas triumfit në europianin e 2012 që pas një gëzimi të madh, ti u godite nga një masë për substanca të ndaluara që më pas u çmontua. Ai moment kur Brikenit i thotë mjeku stop dhe ti mund të rrezikosh gjithçka dhe muskujt e tu mund të të lënë pikërisht në momentin kur je duke synuar majën më të lartë. Asnjë prej të dyve ju nuk ndaloi, përkundrazi u ngrit më lart.
Peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Çalja kanë treguar se pavarësisht të gjithave, edhe kur mjekët i thonë të ndalojnë, nuk dorëzohen derisa të arrijnë synimin që kanë.
Qerimaj: për mua ka qenë ndër sprovat më të mëdha të jetës se edhe kur bëjmë kontrollin, çdo gjë e deklarojmë dhe kur më kanë thënë babai im ndjesë pastë se duhet të shkosh në Tiranë se nuk kanë dalë analizat mirë, ka qenë goditje e madhe e karrierës. Kisha kërkuar çdo gjë brenda rregullave dhe ka qenë goditje dhe vendosmëria për t’u kthyer në stërvitja dhe për faj të asaj që ndodhi me mospasjen e një mjeku e duke pasur parasysh instancat, vendosa të rikthehem fuqishëm e mendoj që për çdo njeri tregon se kur bie poshtë, të ringrihesh lart. U ringrita kur u riktheva si kampion Europe nga Izraeli.
Calja: Rasti i parë ishte në Amerikë kur ishte moment kritik për jetën time që përpiqem herë pas here ta harroj. Kam qenë i pavetëdijshëm se pjesa e trurit s’më mbushej me oksigjen dhe provën e fundit kam humbur ndjenjat e kam përfunduar në spital në gjendje kome. Kur hapa sytë me 6 doktorë mbi kokë më dukej si ëndërr. Ishte një moment i dytë si kampionati Botëror i 2021 kur trajneri po konsultohej me mjekun dhe i thoshte po ky trajnohet apo ka qenë në spital. Ishte ai momenti kur e mora parasysh rrezikun e do e çoj përpara dhe ia dola ashtu i rraskapitur të ngjitem në majën e botës. Pas shpalljes kampion bote për t’u nis për udhëtim për Shqipëri, ka qenë dhe Erkandi dhe kam rënë sërish pa ndjenja se nuk kisha fuqi për të kontrolluar veten. Pas 1-2 ore kam hapur sytë që kam parë veten.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rama publikon episodin e parë të podcast-it ‘Flasim’! Rrëfehen shtatë kampionët elitarë në sport: Krenarë që kemi ngritur lart flamurin shqiptar
//ReportTv.al