Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli

Peshëngritësja shqipare Evangjeli Veli rezulton me doping, rrezikon të përjashtohet për 8 vite nga sporti

20 Gusht 2022, 15:53| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 16:02

  • Share

TIRANË- Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli ka rezultuar pozitive në testin e dopingut, duke sjellë pezullimin e përkohshëm të saj.  Veli për rrjedhojë ka kryer testin B dhe në rast se rezultati do të jetë i njëjtë, pra pozitive, atëherë mund të përjashtohet me 8 vite nga peshëngritja, duke qenë se është përsëritëse.

Peshëngritësja shqiptare në fund të majit u shpall kampione Europe në kompeticionin e zhvilluar në Tiranë, duke fituar 2 medalje të arta dhe një të argjendtë. Ajo do të merrte 72 milionë lekë nga shteti shqiptar për arritjen, por për momentin shuma është ngrirë.

Hera e fundit që Veli ka rezultuar pozitive në testin e dopingut ka qenë në mars të 2017, para nisjes për në Europianin e Rumanisë.

Çfarë është Dopingu? Dopingu nënkupton marrjen e substancave të ndaluara nga atletët për të përmirësuar performancën e tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 20/08/2022 18:55

    Ce bre lalkë, ce e bëre dopingun ti bre, nuk ta mbante b*tha drejtë e drejtë oooo

    Përgjigju
  • Dr_: 20/08/2022 16:34

    Kerkojani mjekut te ekipit per analgjeziket qe i ka pershkruar, shume nga ata jane te ndaluar per perdorim te sportistet.

    Përgjigju
  • emri: 20/08/2022 15:58

    Ouuups, I did it again!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?