Briken Calja

Peshëngritja shqiptare jashtë Lojërave Olimpike, Briken Calja i dhjeti në botë

4 Prill, 19:31| Përditesimi: 5 Prill, 21:09

  • Share

Peshëngritja shqiptare është jashtë Lojërave Olimpike "Paris 2024" duke mos kapur normën me Briken Caljan. Peshëngritësi kuqezi bëri një paraqitje të mirë në Botërorirn e Tajlandës, teksa në Baterinë B zuri vendin e parë, por kjo nuk i mjaftoi shtërmenasit pasi në total u rendit në vendin e dhjetë në botë.

Calja regjistroi 152 kg në stilin e shkëputjes, 181 kg në stilin e shtytjes, duke e mbyllur dygarëshin me 333 kg, me vend të dhjetë në total. Ndonëse nuk vinte në gjendjen e tij më të mirë, Calja e  përmirësoi me 5 kg rezultatin total të Kampionatit Europian që u mbajt gjatë muajit shkurt në Bullgari.

Rezultati 333 kg mbetet larg maksimumit të peshëngritësit, i cili 3 vite më parë regjistronte 342 kg, duke u shpallur kampion bote. Botërori i Tajlandës ishte eventi i fundit kualifikues për në Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërsa Shqipëria aktualisht mbetet jashtë normës. Calja renditet 13-ti në listë dhe shanset për një biletë kualifikuese me normë për të në Paris tashmë janë thuajse zero.

Pas nëntë Olimpiadash pjesëmarrje, Shqipëria nuk ia ka dalë të kapë asnjë normë olimpike në Peshëngritje, me shtangën që po kalon momente jo të mira.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?