Enkileda Carja në konkurrim

Peshëngritje/ Botërori i të rinjve në Durrës, Enkileda Carja i dhuron 2 medalje Shqipërisë

29 Mars 2023, 09:53| Përditesimi: 29 Mars 2023, 09:54

  • Share

Enkileda Carja i ka dhuruar dy medalje Shqipërisë në Kampionatin Botëror të të rinjvë për peshëngritje që po zhvillohet në Durrës. Në këtë kompeticion, e reja nga Elbasani ka bërë që flamuri kuqezi të ngrihet për herë të parë në këtë turne në garën deri në 57 kilogramë.

Peshëngritësja kuqezi, ndonëse garoi në kategorinë B, arriti që të fitojë medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, ku ngriti 87 kg. Në stilin e shtytjes Carja ngriti 100 kg dhe arriti që të marrë medaljen e bronztë në dygarësh, duke ngritur në total 187 kg. Këto janë edhe dy medaljet e para të Shqipërisë në këtë Botëror.

Gara u fitua nga Medine Amanova nga Turkmenistani, që ka arritur të marrë medalje të artë në shkëputje dhe në shtytje, për rrjedhojë edhe në dygarësh.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?