Sport

Peshëngritje/ ‘Dajti’ kampion për moshat U-15, spikasin sportistët Bruno Çela dhe Brando Kolaj

12 Tetor, 18:59| Përditesimi: 12 Tetor, 19:06

  • Share

Tiranë - Në “Kampionatin Kombëtar të Peshëngritjes për moshat U-15” u zhvillua një garë e fortë mes talenteve më të rinj të këtij sporti, me qëllim përzgjedhjen e më të mirëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare të vitit të ardhshëm.

Trofeun e Kupës së Republikës e fitoi ekipi i Dajtit, nën drejtimin e trajnerit Florenc Çela, duke u shpallur skuadra më e mirë e këtij edicioni. Sportistët e Dajtit shkëlqyen me rezultate të larta ku spikatën:

Në kategorinë 45 kg, Bruno Çela u shpall kampion kombëtar, duke ngritur 86 kg në dygarësh.

Në kategorinë deri në 56 kg, Brando Kolaj arriti vendin e dytë dhe u shpall nënkampion kombëtar, me një paraqitje të shkëlqyer dhe një rezultat prej 103 kg në dygarësh.

Rezultate të larta regjistroi gjithashtu Bojken Çela, i cili realizoi me sukses pesë prova dhe mbylli garën me një dygarësh prej 108 kg, duke siguruar titullin e kampionit në kategorinë e tij.

Falë rezultateve të arritura, Bojken Çela është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në turneun ndërkombëtar “Open Bosnia”, që do të zhvillohet më 24 tetor 2025 në Sarajevë.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi për të treguar potencialin në arenën ndërkombëtare.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?