Enkileda Carja

Peshëngritje/ Fituesja e medaljes së artë rezulton me doping, Enkileda Carja shpallet nënkampione bote për U-17

5 Janar, 11:24| Përditesimi: 5 Janar, 11:27

  • Share

Dopingu është kthyer në fenomen tronditës edhe në moshat e reja. Kampionia e botës për moshën U-17, Medina Amanova nga Turkmenistani ka rezultuar me substanca të ndaluara dhe kjo ka bërë që renditja botërore të ndryshojë.

Për rrjedhojë, shqiptarja Enkileda Carja është nënkampione bote për moshat deri në U-17. Talenti premtues i shtangës ngjitet me një pozicion në të gjitha disiplinat, duke bërë që emri i saj tanimë të jetë një shpresë për medalje të tjera dhe valvitje të flamurit kuqezi në botë.

Sportistja nga Elbasani siguroi medaljen e bronztë në marsin e 2023, Kampionat Botëror që u zhvillua në Durrës. Carja siguron kështu medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, ndërsa e katërta në stilin e shtytjes.

Tanimë lëvizja zinxhir pas zhvillimeve të reja e nxjerr Carjan në vendin e dytë në botë për moshën e saj. Carja kishte konkurruar nga Bateria B e peshave 59 kg. Në stilin e shkëputjes ajo regjistroi rezultatin 87 kg. Në shtytje ajo ngriti 100 kg, ndërsa e mbylli dygarëshin me 187 kg. Ndonëse me e vogla në moshë Carja e përfundon aktivitetin me rezultat të jashtëzakonshëm si nënkampione e dyfishtë e botës.

Tanimë Carja është pjesë e klubit të Tiranës dhe duket se ky zhvillim i ri do bëjë që sportistja të jetë në garë për vendin e parë në botë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?