Sport
Top 24

Peshëngritje/ Romela Begaj dënohet për herë të dytë nga Federata Botërore për doping (DOKUMENTI)

24 Janar 2019, 16:09| Përditesimi: 24 Janar 2019, 17:28

  • Share

Kampionia shqiptare e peshëngritjes më 2017, Romela Begaj është dënuar me 8 vite nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Kjo është hera e dytë që Begaj dënohet për të njëjtën arsye, përdorim substancash të ndaluara.  Bega rezultoi për herë të dytë përdoruese e substancës ‘Stanozolo’ në janar të 2018 dhe vendimi me 8 vite është maksimali i dhënë nga Federata Botërore. Gjithsesi mësohet se Begaj do e apelojë venënimin e Federatës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në Lozhanë të Zvicrës. Nëse vendimi mbetet i pandryshuar, Begaj duhet t'i thotë 'lamtumirë' aventurës në peshëngritje. 

Peshëngritësja para komisionit është vetëmbrojtur duke deklaruar: “Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi nga fëmijëria ime deri më tani. Sporti i peshëngritjes është i vetmi burim të ardhurash për mua dhe nuk do të bëja asnjëherë asgjë për të prishur karrierën time."

Federata Botërore nuk e ka marrë parasysh justifikimin e Romelës duke e cilësuar si sabotim, që sipas saj nuk përbën provë dhe është e pavërtetueshme. Romela aktualisht jeton me familjen në Kanada dhe duke parë moshën e saj, 33 vjeç, ky dënim me shumë mundësi do t’I japë fund karrierës së saj.

Kjo nuk është hera e parë gjatë dekadës së fundit që peshëngritësit shqiptarë rezultojnë përdorues të substancave të ndaluara. Më parë janë dënuar Erkand Qerimaj, Hysen Pulaku dhe Daniel Godelli.

(kliko këtu për të lexuar vendimin ndaj Romela Begaj)

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ateist: 25/01/2019 17:39

    Pse nuk the para komisionit betohem ne Kuran qe s'kam marre substanca?

    Përgjigju
  • koxhakshish: 25/01/2019 14:19

    provoje ene njihere me goce ne Lozane se amerikanet kane gabu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?