Kampione e trefishtë Europe me rekorde, Enkileda Carja mahnit kontinentin në sportin e peshëngritjes

4 Korrik 2023, 20:36| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 14:15

  • Share

Enkileda Carja sapo ka përfunduar klasën e 9-të, por padyshim që është një talent në peshëngritjen shqiptare. 15-vjeçarja ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian U-15 dhe i ka dhuruar Shqipërisë 3 medalje të arta. Kampionati po mbahet në Kishinau të Moldavisë. Peshëngritësja e talentuar është nga Elbasani, një qytet i cili shpeshherë ka nxjerrë kampionë të mëdhenj në këtë sport.

Carja konkurroi në kategorinë e peshave 59 kg. Sportistja vendosi 3 rekorde absolute në të gjitha disiplinat, pasi fillimisht në shkëputje në provën e dytë realizoi 84 kilogramë, ndërsa me pas në shtytje po në provën e dytë realizoi saktë për 100 kilogramë.

Në dy garësh me 184 kilogramë 15-vjeçarja rrëmbeu medaljen e artë me një tjetër rekord. Vlen të theksohet se vendi i dytë në dygarësh ishte 21 kilogramë larg. Ajo arrin një tjetër rekord europian si kampione e trefishtë me 5 rekorde europiane për moshat U-15.

Me këtë fitore, flamuri shqiptar u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, ndërsa në sfond ishte edhe himni i flamurit. Në muajin prill Enkileda fitoi dy medalje të bronzta ne botërorin e 17 vjeçarëve, ndërsa tani në qershor ajo përfundoi dhe arsimin 9-vjeçar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 05/07/2023 04:11

    A ka mundesi te mos jepni me lajme me kampione mundje pa ju dale akoma rezultatet e dopingut,se sa na behet qejfi ne per medaljen ju direkt nxirrni lajmin qe kishte doping,prandaj ju lutem boll me lajme te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?