Maida Lozi

Sport

Peshëngritje/ Vetëm 16 vjeç, Maida Lozi e katërta në Evropë në stilin e shkëputjes (VIDEO)

30 Korrik, 09:15| Përditesimi: 30 Korrik, 09:39

  • Share

MADRID, Spanjë - Në Madrid peshëngritja shqiptare ka treguar se ka të ardhme. Pas suksesit dhe rekordeve të thyera nga Enkileda Carja, në sy ra edhe Maida Lozi. 16-vjeçarja u rendit e katërta në Evropë në stilin e shkëputjes duke ngritur 88 kilogramë në baterinë e saj.

Në peshën deri në 77 kilogramë, Maida u ngjit në pedanë me besimin në vetvete. Në provën e parë ajo ia doli të ngrinte 83 kilogramë në shkëputje, ndërsa në provën e dytë ngriti 88 kilogramë. Lozi tentoi në provën e tretë të ngrinte 91 kilogramë, duke mos ia dalë. Me 88 kilogramë të ngritura, Maida u rendit e katërta në Evropa në këtë disiplinë, duke treguar qartë se sporti i peshëngritjes e ka të ardhmen të sigurt.

Në shtytje Lozi ngriti 100 kilogramë dhe në dygarash me 188 kilogramë në total u rendit në vendin e pestë të përgjithshëm. Kampione u shpall rusja Varvara Kuzminova me 226 kg në total, por që garonte me flamurin e atletes ndërkombëtare.

Rekordet e Enkileda Carjës

Me një paraqitje mbresëlënëse, Carja fitoi 3 medalje ari dhe ka vendosi 5 rekorde europiane për moshat U-17.

Carja ngriti 91 kg në stilin e shkëputjes, duke zënë vendin e parë në garë dhe duke vendosur rekord europian. Peshëngritësja shqiptare kaloi me sukses provën e dytë me 93 kg, duke konsoliduar vendin e parë.

Në stilin e shtytjes, Cara ngriti 109 kg në provën e parë, duke thyer një tjetër rekord europian. Madje e përmirësoi atë, duke ngritur 111 kg në provën e dytë, duke siguruar kështu një tjetër medalje ari.

Me 204 kg në total, Carja fitoi medalje ari edhe në dygarësh, duke vulosur një sukses historik.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?