Peshk levrek me qumësht kokosi nga Shef Miklovan Zeqo

4 Prill 2023, 12:12| Përditesimi: 4 Prill 2023, 12:19

  • Share

Peshk levrek me qumësht kokosi

Përbërësit:

  • Fileto Levreku
  • Qumësht kokosi
  • Fara susami
  • Limon
  • Qepë
  • Avokado
  • Vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht marinojmë levrekun e filetuar me kripë, piper, qepë të freskët, spec djegës, vaj ulliri, limon dhe bishta majdanozi. E lemë levrekun të marinohet për rreth 1 orë.

Tek qumështi i kokosit shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, lëng limoni, lime dhe majdanoz të grirë. Avokadon e shtypim dhe e marinojmë ne qepë të kuqe, vaj ulliri, piper dhe lëng limon. Bëjmë servirjen në pjatë duke hedhur fillimisht qumështin e kokosit më pas levrekun e marinuar dhe peston e avokados.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?