Peshk me perime në avull nga zonja Vjollca

5 Shkurt 2021, 10:49| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 10:50

  • Share

Peshk me perime në avull

Përbërësit:

800 gr peshk i egër deti

pak miell për pudrosje

pak vaj ulliri

1 thelpi hudhër

Perime sipas dëshirës

200 gr Brokoli

200 gr lulelakër

200 gr karrotë

Salca

pak vaj ulliri ( 4 lugë gjelle)

2 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë gjelle majdanoz I grirë hollë

pak trumzë

pak borzilok

pak spec pikant

kripë dhe piper

Përgatitja

Pastrojmë dhe presim peshkun në feta. Tek mielli hedhim pak kripë, piper të zi, pudrosim copat e peshkut shumë lehtë dhe I vendosim ato në tigan ku kemi ngrohur pak vaj I lëmë të skuqen nga 3 minuta nga secila anë dhe I largojmë. Ndërkohë në një tenxhere kemi vendosur pak ujë në fund të tenxheres dhe me një sitë  të posacëm kemi vendosur perimet, lulelakër, brokoli dhe karrotë në feta I mbulojmë ato dhe I lëmë të gatuhën në avull brokolin për 6 minuta, lulelakërpër 8 minuta dhe karrotat për 10 minuta. Perimet duhet të jenë aldente. I rregullojmë peshkun dhe perimet në një pjatë dhe I spërkatim me salcën e limonit dhe I shërbejmë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?