Pas shumë vitesh ndotje e pa gjallesa, ujërat e Lumit të Gjanicës që përshkon qytetin e Fierit është mbushur me peshq. Banorët e quajnë Gjanicën një pasuri të natyrës, ndaj thonë se bashkia duhet të marrë masa për mbrojtjen e tij nga ndotja.
Dikur një lumë i ndotur masivisht dhe i pushtuar nga ngjyra e errët si pasojë e derdhjes së mbetjeve nga fabrika e përpunimit dhe hidrokarbureve, sot Gjanicës duket se i është rikthyer jeta.
Ky lumë që përshkon qytetin e Fierit ka befasuar punonjësit e shërbimit komunal, të cilët teksa pastronin barërat në anësoret e betonit, kanë parë peshq duke notuar.
“Kjo që është bërë sot është një mrekulli e paparë ndonjëherë. Është një mirësi e madhe për popullin shqiptar e sidomos për qytetin e Fierit. Kam marrë pamjen që i takon”, tha një qytetar.
“Jemi lumturuar mbas shumë vitesh të mungesave te gjallesave në këtë lumë janë shfaqur peshqit cka do të thotë se me pak mundim bashkia këtë lumë mund ta bëj që peshkatarët fierak do te mund ta kalojnë kohën buzë ketij lumi duke zënë peshq me grepa.”
Për banorët lumi është një pasuri e rrallë që duhet të ruhet e mbrohet, ndaj një thirrje ia drejtuan Bashkisë së Fierit.
“Dikur kishte peshq dhe ngjala se ishte uji i freskët dhe i pastër ,por filloi të ndotej gjanica dhe peshqit ngordhën. Kam parë unë peshq këtu tek kaskata e betonit. Kjo është gjë rrallë dhe gjë e paparë se është pasuri e popullit. Po të pastrohet mirë. Uji akoma është pak i errët. I bëjmë thirrje bashkisë të pastrojë impiantin e pastrimit ku bëhen shkarkimet”, thanë banorët.
Prej disa vitesh ujërat e lumit Gjanicë u kthyen në ngjyrë të errët nga ndotja si pasojë e derdhjes së mbetjeve të shumta nga fabrikat e përpunimit të ullirit dhe hidrokarbureve.
Ka lezet nji bukuri bravo.
Përgjigju