Peshkaqeni i bardhë e kafshon në këmbë, vdes sërfisti në Australi

7 Qershor 2020, 16:09| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 16:10

  • Share

Një peshkaqen i madh i bardhë prej 3 metrash ka vrarë një serfist në Uellsin e Ri Jugor të Veriut, ka thënë policia australiane.

Peshkaqeni kafshoi këmbën e sërfistit, i moshës midis 50 dhe 60 vjeç, në një zonë bregdetare 800 km në veri të Sidneit. Edhe pse u dërgua në breg të detit, ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të rënda.

Në fakt ky është sulmi i tretë fatal me peshkaqenë në ujërat detarë të Australisë për këtë vit. Menjëherë pas ngjarjes të gjithë njerëzit u urdhëruan që të dilnin nga uji. Peshkaqenët e bardhë janë shumë aktivë në atë zonë të Australisë. Në Prill, një 23-vjeçar humbi jetën, ndërsa në Janar vdiq një tjetër për shkak të këtyre sulmeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?