Kanali i Korfuzit

Peshkatarë, spektakël delfinësh e zhytës në momente relaksi, foto mahnitëse në ujërat e kaltra të kanalit të Korfuzit

11 Gusht 2020, 10:36| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 10:48

  • Share

Bregdeti i jugut ka marrë një pamje të mrekullueshme këto ditë të nxehta vere. Në gjirin e Ftelesë që ndodhet në kanalin e Korfuzit nga një anë janë delfinët që dhurojnë spektakël dhe në anën tjetër janë peshkatarët me varkat e tyre. Ujërat e kaltra në bregdetin e jugut janë të pakrahasueshme me asgjë tjetër, prandaj shumica e pushuesve zgjedhin atë destinacion për të kaluar momentet e relaksit pas një viti të lodhshëm. Përveç qenieve magjepsëse siç janë delfinët, disa zhytës po shijojnë ujin në në gjirin e Ftelesë  afër Ksamilit për tu freskuar pas kësaj vape të tmerrshme që ka prekur gjithë vendin.

Peshkatarë nuk ka vetëm në kanalin e Korfuzit, por edhe në hyrjen e kanalit të Vivarit afër Butrintit historik. Me grepa e rrjeta ata përpiqen që të 'kapin' jetën e pamasë ujore, shumë  herë më e pasur se sa ajo mbi tokë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?