Peshkatarët gjejnë trupin e pajetë një gruaje pranë Currilave në Durrës (VIDEO)

15 Maj 2020, 09:59| Përditesimi: 15 Maj 2020, 10:42

  • Share

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në detin Adriatik në Durrës. Kanë qenë peshkatarët që po peshkonin pranë bregut, që kanë pikasur trupin e pajetë që pluskonte mbi ujë.

Trupi i pajetë është gjendur në plazhin e Currilave, ndërsa policia kufitare transportoi kufomën në portin detar.

Policia njofton se trupi i gruas u gjet në orën 08:30, ndërsa është identifikuar dhe mendohet se vuan nga problemet mendore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Policia Kufitare e Durrësit transporton trupin e pajetë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?