'Peshkatarët u kapën duke vjedhur velieren', reagon Gjergj Luca: Është e kompanisë ‘Rozafa’, po merrnin pronën e tyre

16 Nëntor 2023, 12:58| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 14:05

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar se katër punonjës dhe kapiteni i anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa, kanë vjedhur një velierë në portin e Limionit.

Luca nënvizon se ka një keqkuptim pasi sipas të drejtës ndërkombëtare, ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Sipas Lucës, Rozafa dhe gjithë menaxhmenti e punonjësit e saj janë e do të jenë në respekt të ligjit pavarësisht se cila parti është në pushtet

‘Një sqarim me detyrim. Jo vetëm si qytetar i përgjegjshëm por edhe si president i Korporatës Rozafa e ndjej për detyrë të sqaroj tallavanë e lajmeve të djeshme e të sotme që qarkullojnë në portalet cinike dhe gjobëvënëse... Rozafa dhe gjithë menaxhmenti e punonjësit e saj janë e do të jenë në respekt të ligjit pavarësisht se cila parti është në pushtet!

Është një keqkuptim, më thonë mua se Rozafa dhe peshkatarë të Rozafës kanë vjedhur një velierë unë u bëj një pyetje. Sipas legjislacionit dhe kodit detar shqiptar ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Peshkatarët e mi kanë vjedhur pronën e kompanisë së tyre. Uroj të sqarohet kjo punë sepse nuk ka asnjë logjikë kjo që ka ngritur policia kufitare. Mendoj se është një keqkuptim.’- tha Luca.

Një ditë më parë policia, vuri në pranga 5 persona, që sipas bluve të Sarandës kanë vjedhur me një anije peshkimi, mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qershor të këtij viti.

Anija velierë 15 metra e gjatë me mbishkrimim ‘Bavaria 50’, u gjet në qershor në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali, nga anija e peshkimit "Rozafa", ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Sipas ligjit ndërkombëtare, në raste të tilla, kur një velierë gjendet e braktisur, ajo bëhet pronë e atij që e ka gjetur.

Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord ndërkohë që brenda janë gjetur bidona uji dhe ambalazhe të ndryshme ç’ka ngre dyshime se mund të jetë përdorur për trafikimin e klandestinëve të Lindjes së Mesme. Burime për Report TV thanë asokohe se veliera mund të ketë pësuar defekt dhe më pas është braktisur nga trafikantët.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E jotja apo e babait: 17/11/2023 16:51

    E merr Lluka si i fut velierat pa lek. E gjeta thotë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?